Moti sot, temperatura deri në 32 gradë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Moti sot, temperatura deri në 32 gradë
Moti verë Gërmi
21/07/2026 - 07:17
Linku u kopjua

Kosova do të përfshihet sot nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, bëri të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, nga 2 deri në 8 metra në sekondë.

Instituti u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë orëve më të nxehta të ditës, veçanërisht të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, si dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të shmangin ekspozimin e panevojshëm në diell.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026