Administrata Tatimore e Kosovës pretendon se ka shtrirje në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe në katër komunat veriore, me qëllim siç thuhet të parandalimit të informalitetit. Megjithatë sfidë për ATK-në mbetet moslëshimi i kuponëve fiskal nga disa biznese si në veri ashtu edhe në qytete tjera të vendit. Gjatë këtyre muajve të parë të këtij viti, ATK ka shqiptuar mbi 500 gjoba ndaj bizneseve për moslëshim të kuponëve fiskal. Sipas ATK-së, vlera e gjobave është rreth 190 mijë euro. Përveç kësaj, ATK ka evidentuar mbi gjashtë mijë punëtorë të pa deklaruar në tregun e Kosovës në vitin 2023.
Drejtues të ATK-së thonë se kanë paraparë masa shtrënguese që shkojnë në funksion të luftimit të informalitetit.
Murtezaj potencon se mos lëshimi i kuponëve fiskal nga biznest nuk është sfidë vetëm në pjesën veriore, por edhe në kryeqytet e vende të tjera. Ai thekson se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, përveç gjobave mandatare, parashihen masa ndëshkuese të tjera sipas të cilave, nëse një biznes brenda periudhës vjetore ndëshkohet tri herë për mos lëshim të kuponëve fiskal, i njëjti do të mbyllet për shtatë ditë. Derisa, ndëshkimi mund të shkojë me mbyllje të biznesit deri në 15 ditë.
Por, pavarësisht këtyre masave ndëshkuese, Murtezaj tregon se vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti, ATK ka shqiptuar mbi 500 gjoba, në vlerë prej 190 mijë euro, për mos lëshim të kuponëve fiskal.Përvec këtyre, Murtezaj për KosovaPress thekson se gjatë vitit 2023, ATK ka evidentuar mbi gjashtë mijë punëtorë të pa deklaruar në tregun e Kosovës, mbi dy mijë më shumë se gjatë vitit 2022.
Të ardhurat nga tatimet janë burimi kryesor i mbledhjes së të hyrave publike me të cilat shteti i plotëson të dalat financiare publike./Z. Zeneli/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...