Më 1 janar 2024 hyri në fuqi lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Pas shumë vjet pritjeje, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të zonës Schengen të Bashkimit Evropian.
Udhëtimi pa viza u mundëson qytetarëve tanë të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra si turistë, por edhe të vizitojnë miqtë apo familjarët, të marrin pjesë në ngjarje kulturore apo sportive, takime biznesi, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet i ngjashëm.
Liberalizimi i vizave mundëson lëvizjen e lire pa viza në shtetet e zonës Shengen, e cila përbëhet nga 27 shtete anëtare: Gjermania, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtejnin, Lituania, Luksemburg, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanjë, Suedi dhe Zvicra.