“Mos vini vetëm për vota” Lushtaku nga Rezalla kritikon mungesën e institucioneve në përvjetor
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Mos vini vetëm për vota” Lushtaku nga Rezalla kritikon mungesën e institucioneve në përvjetor
661426138_1497311305099435_1010309797764621285_n
05/04/2026 - 12:43
Linku u kopjua

Hontazhe për viktimat në Rezallë ka bërë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ka thënë se  familjarët presin që institucionet e Kosovës të bëjnë më shumë për familjet dhe për vendin.

Ai u shpreh se kjo ngjarje mbetet një ndër më të rëndat që ka përjetuar populli shqiptar, duke kërkuar më shumë angazhim institucional për familjarët e viktimave dhe për vendin.

Duke folur për praninë e institucioneve shtetërore në këtë përvjetor, Lushtaku kritikoi mungesën më të madhe të përfaqësuesve institucionale, duke theksuar se këto vende nuk duhet të vizitohen vetëm në kohë fushatash.

“Ky është edhe problemi më i madh, që ne nuk duhet me ardhë këtu vetëm kur kemi nevoje me lyp votë. Po unë mendoj që këtu duhet me ardh  nganjëherë edhe me kërkuar forcë, me pa çka ka ndodhe në këtë vend. Nëse t’i e merr një rrugë prej Skenderajt me shku deri në Prishtinë, ke të vrarë edhe në shumë familje edhe në Shkabaj edhe në të tjerat. Domethënë, nëse ti vërtet e ndjen atë që ka ndodh këtu , me siguri që sot ish dashtë me qenë edhe partitë politike, po edhe institucionet e Kosovës, sepse në fund të fundit lufta ka ndodh për institucione, ka ndodhe për këtë vend “, u shpreh Lushtaku.

Sot bëhen 27 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve.Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026