Montella: Kosova na vuri shumë në vështirësi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Montella: Kosova na vuri shumë në vështirësi
Monatella
01/04/2026 - 00:37
Linku u kopjua

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur në konferencën e mbajtur për media me respekt për Kombëtaren e Kosovës pas përballjes në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, në të cilën Kosova pësoi humbje 1-0.

Pas fitores minimale të Turqisë, përzgjedhësi italian theksoi se ndeshja nuk ishte aspak e lehtë dhe se Kosova tregoi cilësi të lartë në fushë.

“Kosova na vuri shumë në vështirësi. Ishim të përgatitur për këtë pasi Kosova ka një skuadër shumë cilësore, por është fat i keq që vetëm një skuadër mund të kalojë në Kampionatin Botëror” - deklaroi Montella.

Ndërkohë bëri të ditur se përgatitja e ekipit të tij kishte marrë parasysh forcën e kundërshtarit, duke e cilësuar Kosovën si një skuadër serioze dhe konkurruese.

Me këtë fitore Turqia rikthehet në kompeticion e Kupës së Botës, pas 24 vitesh.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026