Ministria e Sportit zyrtarizon stadiumin sintetik për KF "Studenti"
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ministria e Sportit zyrtarizon stadiumin sintetik për KF "Studenti"
Ministria e Sportit dhe Rinisë ka zyrtarizuar një tjetër investim të rëndësishëm në infrastrukturën sportive të vendit.
Sot është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit për ndërtimin e stadiumit me bar sintetik për klubin e futbollit KF "Studenti" në fshatin Miresh të Gjilanit.
Marrëveshja u jetësua pas një takimi dypalësh ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e projekteve të ndryshme sportive që janë në shërbim të qytetarëve të kësaj komune.
Në këtë takim u rikonfirmua edhe angazhimi i përbashkët për projektet madhore të rajonit, duke përfshirë Stadiumin e Qytetit në Gjilan, palestrën "Bashkim Selishta" dhe palestrën sportive në fshatin Zhegër.
Ky investim vjen si një mbështetje e merituar për KF "Studenti", një klub me mbi 50 vite histori në futbollin vendor, duke synuar krijimin e kushteve sa më dinjitoze për gjeneratat e reja të sportistëve në këtë trevë.
KosovaPress