Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka dhënë sqarime për përfituesit e skemave pensionale në e Kosovës . Kjo ministri ka informuar, që përfituesit të jenë të kujdesshëm ndaj informatave të rreme që qarkullojnë këto ditë, të cilat kanë për qëllim keqinformimin e përfituesve të skemave pensionale në Kosovë dhe që ‘mund të përbëjnë skema mashtruese apo edhe tendencë për keqpërdorimin e të dhënave personale’.
“Lidhur me çdo ndryshim eventual, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kërkon nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të MFPT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të shmangin informatat dhe shërbimet e tjera jo zyrtare”, thuhet në reagim.Policia e Kosovës, me datë 13 maj të këtij muaj ka pranuar autorizim nga Prokurori kompetent lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Republikës së Kosovës.
“Bazuar në autorizim dhe në informacionet e siguruara, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të RKS-së”, thuhet në komunikatën e policisë.