Ministri Muja takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë Vakali, diskutim për thellimin e marrëdhënieve
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ministri Muja takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë Vakali, diskutim për thellimin e marrëdhënieve
Muja1234
23/03/2026 - 14:36
Linku u kopjua

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, me të cilën diskutoi mbi avancimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

 Ministri Muja theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit bilateral, duke vënë në pah potencialin për zhvillim të mëtejmë në fushën ekonomike, rritjen e investimeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm strategjikë të bujqësisë.

 Nga ana e saj, znj. Vakali e uroi Ministrin Muja për detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

 Gjatë këtij takimi palët diskutuan mundësitë konkrete për bashkëpunim në fusha si bujqësia, zhvillimi rural dhe investimet në sektorë të ndryshëm, me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike dhe forcimit të lidhjeve institucionale.

 Ministri Muja shprehu përkushtimin e tij për të thelluar marrëdhëniet me shtetin grek dhe për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme në të ardhmen.

 Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026