Olise shpallet futbollisti më i mirë francez jashtë vendit nga UNFP
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Olise shpallet futbollisti më i mirë francez jashtë vendit nga UNFP
New Project (39)
12/05/2026 - 15:55
Linku u kopjua

Michael Olise është vlerësuar si futbollisti më i mirë francez që luan jashtë vendit nga unioni i lojtarëve UNFP.

Ylli 24-vjeçar i Bayern Munich mposhti konkurrencën e fortë të emrave si Kylian Mbappé dhe Hugo Ekitiké, pas një sezoni fantastik ku luajti rol kyç në shpalljen e Bayernit kampion në Bundesliga me katër javë përpara përfundimit.

Me statistika mbresëlënëse në gola dhe asistime, Olise ka treguar ambicie të qarta për të fituar çdo trofe të mundshëm, teksa pas finales së Kupës së Gjermanisë më 23 maj, vëmendja e tij do të zhvendoset te Botërori 2026, ku do të jetë një nga shtyllat kryesore të kombëtares së Francës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026