Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta minimizoi spekulimet për një zgjatje kontrate me Arsenalin, por këmbënguli se ai mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj klubit, përpara ndeshjes së shtunës në shtëpi në Premier League kundër Bournemouth.
Klubi londinez zhvilloi bisedime fillestare me Artetën të cilat ishin pozitive, mbi kontratën e tij aktuale, që skadon në fund të sezonit të ardhshëm, raportoi media britanike.
Ndërkohë Arsenali siguroi një fitore 1-0 ndaj Sporting në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve më parë në këtë javë, dhe është gjithashtu në rrugën e duhur për titullin e parë të Premier League në 22 vjet, duke u renditur në krye me 70 pikë nga 31 ndeshje, nëntë pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.
Kur u pyet për një zgjatje kontrate, Arteta tha se fokusi i tij mbetet në sezonin aktual dhe është i lumturë me prezencen e tij tek Arsenali, duke theksuar se ende ka shume gjëra për të bërë në klub.Ndeshjen e ardhshme Arsenali e luan kundër Bournemouth, të shtunën më 11 prill, në kuadër të Premier Ligës, nga ora 13:30.
KosovaPress