Zelensky uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Nëse qëndrojmë së bashku, do t’ia dalim
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Zelensky uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Nëse qëndrojmë së bashku, do t’ia dalim
Trump111
04/07/2026 - 17:17
Linku u kopjua

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar Shtetet e Bashkuara me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen amerikane ndaj Kievit në luftën kundër Rusisë.

Në të njëjtën kohë, ai ka përsëritur kërkesën për furnizimin e Ukrainës me sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot.

Në një mesazh të publikuar në Telegram, Zelensky e cilësoi përvjetorin si një moment historik për vlerat e lirisë dhe pavarësisë.

“Sot shënohet 250-vjetori i një prej ëndrrave më të ndritura, më të forta dhe më me ndikim të njerëzimit: ëndrra amerikane për një vend të pavarur, të lirë dhe të begatë, që mbron lirinë, besimin dhe kërkimin e lumturisë”, shkroi presidenti ukrainas.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Zelensky falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme dhe theksoi se Kievi vazhdon të ketë nevojë për sisteme Patriot për të mbrojtur qytetarët nga sulmet ruse.

“Kur i drejtohemi Amerikës për sistemet Patriot, besojmë se vlerat e respektit për jetën dhe njerëzit, që frymëzuan kombin amerikan 250 vjet më parë, do të udhëheqin edhe vendimet e sotme. Bota ka nevojë për një lidership që garanton mbrojtjen e lirisë dhe jetës”, u shpreh ai.

Në fund të mesazhit, Zelensky uroi qytetarët amerikanë për 4 Korrikun, duke shtuar: “Amerikë, faleminderit. Jam i bindur se, nëse qëndrojmë së bashku, do ta arrijmë paqen.”


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026