Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shprehur zhgënjimin për rezultatin, por edhe krenarinë për paraqitjen dhe rrugëtimin e kombëtares.
Ai theksoi se i gjithë vendi mbetet i pikëlluar pas ndeshjes, derisa shtoi se ekziston një ndjenjë kolektive reflektimi për atë që mund të ishte bërë ndryshe. Megjithatë, Kurti vlerësoi se përfaqësuesja e Kosovës ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme dhe ka bërë krenarë qytetarët, duke merituar mirënjohje dhe përkrahje të vazhdueshme.
Andaj edhe sot e çdo ditë tjetër, forca Kosovë! Faleminderit të gjithë lojtarëve, trajnerit dhe stafit për angazhimin e madh në secilën ndeshje.
Kryeministri nënvizoi se fakti që Kosova ishte shumë pranë kualifikimit dëshmon për potencialin dhe afërsinë me arritje të mëdha në të ardhmen. Ai përfundoi duke falënderuar lojtarët, trajnerin dhe stafin për angazhimin në çdo ndeshje dhe duke bërë thirrje për unitet e mbështetje të vazhdueshme me mesazhin: “Forca Kosovë!”.
