Ish-sulmuesi i Anglisë, Michael Owen, ka kritikuar reagimet pas fitores së Tre Luanëve ndaj Meksikës, duke thënë se skuadra nuk duhet të konsiderohet “e guximshme” vetëm sepse rezistoi me 10 lojtarë.
“Kam dëgjuar të gjithë duke folur për guximin e Anglisë pas fitores ndaj Meksikës dhe e kuptoj pse. Por ne po ngatërrojmë atë që është guximi i vërtetë në futboll”, deklaroi Owen.
Owen vlerësoi karakterin e ekipit të drejtuar nga Thomas Tuchel, por paralajmëroi se një paraqitje e tillë nuk do të mjaftojë ndaj skuadrave elitare.
“Nëse luajmë kështu kundër Francës, Spanjës apo Argjentinës, do të na shkatërrojnë”, tha ai.“Kampionët zakonisht kalojnë një natë ku vuajnë, dhe Anglia e pati atë ndaj Meksikës. Tani sfida është të tregojnë se mund të luajnë futboll, jo vetëm të vuajnë.”
Michael Owen mbetet një nga sulmuesit më të njohur në historinë e futbollit anglez. Me kombëtaren e Anglisë ai zhvilloi 89 ndeshje dhe shënoi 40 gola, duke marrë pjesë në tre Kupa Bote (1998, 2002 dhe 2006).