Liverpooli gjen pasuesin e Slot-it
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Liverpooli gjen pasuesin e Slot-it
Liverpooli ka arritur marrëveshje për të emëruar Andoni Iraola si trajner të ri.
Iraola, favorit i qartë siç u zbulua të shtunën me lajmin ekskluziv për largimin e Arne Slot, tani është gati të finalizojë marrëveshjen, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Ish-trajneri i Bournemouth do të firmosë në ditët në vijim, ndërsa Liverpool diskuton detajet e stafit dhe planet e ardhshme me Iraolën.
Ndërkohë, Liverpooli kishte ndarë rrugët me Arne Slot pas mbrojtjes së dobët të titullit të Premier Ligës nga klubi. Holandezi i udhëhoqi Reds drejt lavdisë në vitin 2025, por skuadra e tij pati vështirësi sezonin e kaluar, duke përfunduar në vendin e pestë në renditje.
Liverpooli kishte mbështetur Slot në afatin kalimtar të transferimeve të verës së kaluar, duke sjellë emra të mëdhenj si Alexander Isak, Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike.
Por sezoni i tyre në fund dështoi, me Reds që e mbyllën sezonin pa asnjë trofe për të treguar për përpjekjet e tyre.
KosovaPress