Mesazh nga Britania për kryeprokurorin e ri: Forconi sundimin e ligjit
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mesazh nga Britania për kryeprokurorin e ri: Forconi sundimin e ligjit
Zejnullah Gashit
16/07/2026 - 10:50
Linku u kopjua

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka mirëpritur emërimin e Zejnullah Gashit në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, pas një ndërprerjeje disa vjeçare në këtë funksion.

Përmes një reagimi publik, ambasada i ka uruar suksese Gashit në ushtrimin e detyrës, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të masave të nevojshme për ta forcuar sistemin prokurorial të Kosovës si një institucion të pavarur, transparent dhe llogaridhënës.

Sipas Ambasadës Britanike, funksionimi efektiv dhe efikas i prokurorisë është thelbësor për forcimin e sundimit të ligjit dhe për avancimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Zejnullah Gashi u emërua Kryeprokuror i Shtetit më 14 korrik 2026, pasi ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dekretoi emërimin e tij, bazuar në propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Me këtë dekretim u përmbyll një periudhë gati katërvjeçare gjatë së cilës Kosova nuk kishte një Kryeprokuror të Shtetit me mandat të plotë.

Gashi do ta ushtrojë këtë detyrë për një mandat shtatëvjeçar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026