Një i vdekur në aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Një i vdekur në aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës
aksident TRAFIKU1234
23/06/2026 - 15:42
Linku u kopjua

Një person humbi jetën në një aksident trafiku në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana.

“Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën”, tha Pllana.

Ai tha se vdekja e viktimës u konstatua nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes, duke shtuar se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për t’i sqaruar rrethanat e aksidentit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026