Mesazh i fortë nga Kuka: Sporti ngrit shtetin dhe rikthen shpresën
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mesazh i fortë nga Kuka: Sporti ngrit shtetin dhe rikthen shpresën
Kuka
01/04/2026 - 09:33
Linku u kopjua

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas suksesit të fundit në sportin kosovar, duke theksuar ndikimin e madh që sporti ka në shoqëri dhe në ngritjen e moralit të qytetarëve.

Në një mesazh emocional, ai vlerësoi se sporti ka fuqinë të bashkojë dhe të sjellë ndjenja pozitive, sidomos në një periudhë kur vendi është përballur me lodhje nga zhvillimet politike dhe zgjedhjet. Sipas tij, për një kohë të shkurtër, Kosova përjetoi emocione të veçanta që vetëm sporti di t’i krijojë. Sporti ka fuqi të ngris një shtet në këmbë, të sjell pozitivitet e ndjenja të papërshkrueshme.

Kosova e lodhur nga zgjedhjet e retorikat politike për një kohë jetoj me emocione që sporti din ti krijoj!

Kuka uroi ekipin për arritjen që e cilësoi si ndër më të mëdhatë deri më tani në futbollin kosovar, duke përgëzuar gjithashtu trajnerin dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës për këtë sukses.

Ai rikujtoi edhe momentin e veçantë nga Grand Slam i Parisit, ku kampionia Distria Krasniqi u nderua në kryeqytetin francez, duke theksuar respektin që iu bë jo vetëm sportistes, por edhe shtetit të Kosovës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026