Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur vetëbesim këtë të marte se samiti i NATO-së në Turqi do të pritet të jep mesazh ‘bashkimin dhe fuqinë’ në kohë të tensioneve dhe konflikteve globale.
“Samiti i NATO-së në Ankara po ndodh në kohë trazirash, dhe në këto kohë ne na duhet pikërisht një NATO më e fortë dhe e bashkuar, si garantuese e lirisë dhe sigurisë tonë,” tha Merz për gazetarët në aeroportin e Berlinit para se të nisej për ngjarjen në kryeqytetin turk, Ankaranë.
Kancelari tha se ai ka mbajtur diskutime intensive në javët e fundit me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, liderë të tjerë evropianë dhe sekretarin gjeneral të NATO-së Mark Rutte për të ndihmuar në sigurimin e rezultateve pozitive nga samiti.
“Shpresoj që së bashku ne mund të arrijmë në krijimin e një ‘Fryme të Ankarasë’ në këtë samit,” tha Merz. “Ne jemi duke e ndërtuar një NATO evropiane në mënyrë që NATO të mbetet transatlantike. Ky duhet të jetë mesazhi që del nga ky samit.”