Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleksandr Merezhko është shprehur i tronditur për kërcënimet presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ndaj Ukrainës nëse e njohin shtetin e Kosovës.
Merezhko ka thënë se nuk i takon Vuçiqit që ta diktojë Ukrainën se çfarë duhet të bëjë në këtë rast me Kosovën.
Sipas tij, njohja e Kosovës nga Ministria Jashtme e Ukrainës për momentin nuk konsiderohet e arsyeshme si çështje.
“Sa i përket njohjes, sipas kushtetutës sonë, është një prekativë e presidentit tonë, sepse Presidenti është përgjegjës për zhvillimin e politikës së jashtme duke përfshirë çështjet e njohjes. Për momentin, me sa kuptoj unë, Ministria jonë e Punëve të Jashtme nuk e konsideron të arsyeshme këtë çështje. Ndoshta do të thotë se vendimi i kësaj çështjeje do të shtyhet për në fund të luftës”, thekson ai.