Mediat britanike pa mëshirë ndaj Tuchel
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mediat britanike pa mëshirë ndaj Tuchel
New Project - 2026-07-16T151015.807
16/07/2026 - 15:10
Linku u kopjua

Ëndrra e Anglisë për të prekur finalen e parë të një Kupe Bote që nga viti 1966 u shpërbë brenda pak minutash në Atlanta.

Megjithëse trajneri Thomas Tuchel kritikoi lojtarët e tij se u treguan "pasivë" në humbjen 2-1 gjysmëfinale kundër Argjentinës, mediat britanike kanë drejtuar gishtin tregues pikërisht nga gjermani, duke e bërë atë fajtorin kryesor për shkak të taktikave të tij tejet defensive.

Gazeta angleze The Sun hapi faqet e para me titujt lojë fjalësh:

"Lost his Tuch?" (A e humbi ndjenjën e tij?) dhe "Thomas tanked it" (Thomas e shkatërroi).

Daily Mail analizoi me tone të ashpra vendimet e teknikut gjerman, duke e krahasuar me paraardhësin e tij:

Daily Mail analizoi me tone të ashpra vendimet e teknikut gjerman, duke e krahasuar me paraardhësin e tij:

"Ndryshimet e Thomas Tuchel i kushtuan Anglisë kundër Argjentinës — ata mbetën pa ide dhe ishin të dënuar të humbnin që nga ai moment. Ishte një kthim te zakonet e këqija për të cilat u kritikua Gareth Southgate."

The Times, Martin Samuel, vuri në dukje se Tuchel ra në të njëjtin kurth të konservatorizmit si trajnerët e kaluar anglezë, duke i kujtuar deklaratat e tij të marsi të kaluar kur kritikonte Anglinë e Euro 2024.

"Trajneri i Anglisë supozohej të shëronte frikën e skuadrës, por trajnerët janë pragmatistë... Sëmundja mbetet dhe është po aq ngjitëse sa kurrë. Grup i ndryshëm, trajner i ri dhe i shtrenjtë, i njëjti rezultat zhgënjyes," shkroi Samuel, duke shtuar me ironi: "Nuk qenka dhe aq e lehtë kjo puna e menaxhimit ndërkombëtar, apo jo?"

Kritikat nuk erdhën vetëm nga Anglia. Ish-portieri legjendar i Spanjës, Iker Casillas, reagoi ashpër në rrjetet sociale duke dënuar strategjinë e Anglisë pas shënimit të golit:

"Ata shënojnë golin dhe tërhiqen mbrapa. Një qasje frikacake," shkroi Casillas në platformën X.

Megjithatë, përkundër dështimit dhe dëshpërimit të madh, pozicioni i 52-vjeçarit në krye të stolit nuk duket se rrezikohet menjëherë. Siç raporton The Mirror në titullin e saj: "Thomas Tuchel do të QËNDROJË si trajner i Anglisë pavarësisht humbjes 'frikacake'"

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026