Spanja eliminon Portugalinë, mbyllet ëndrra e Ronaldos
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Spanja eliminon Portugalinë, mbyllet ëndrra e Ronaldos
New Project - 2026-07-06T230432.784
06/07/2026 - 23:08
Linku u kopjua

Spanja është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Portugalinë me rezultat minimal 1-0 në 1/8 e finales.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e parë të kohës shtesë nga Mikel Merino, i cili realizoi pas një asistimi të Ferran Torres dhe i dha fund rezistencës së portugezëve.

Portugalia pati rastet e saj më të mira me Cristiano Ronaldon në pjesën e parë, por goditja e tij u ndal nga portieri Unai Simón, ndërsa Nuno Mendes goditi shtyllën.

Në anën tjetër, Spanja krijoi më shumë raste gjatë gjithë takimit dhe u shpërblye në fund, kur Merino shfrytëzoi një pasim të saktë të Ferran Torres për të shënuar golin e fitores.

Portugezët u hodhën në sulm në minutat e fundit në kërkim të barazimit, me Bernardo Silvën që humbi një mundësi të artë me kokë në minutën e 96-të, por rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë fitore, Spanja vazhdon rrugëtimin drejt çerekfinales, ndërsa Portugalia i jep fund aventurës në Botëror.

Kjo ndeshje shënoi edhe fundin e një epoke. Cristiano Ronaldo, i cili para takimit kishte konfirmuar se ky ishte Botërori i tij i fundit, e mbyll karrierën në Kupën e Botës pas gjashtë pjesëmarrjeve, duke i dhënë lamtumirën turneut më të madh të futbollit si një nga lojtarët më të mëdhenj në histori.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026