Në vitin e kaluar janë regjistruar 19 mijë e 490 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës.
Prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, 17 mijë e 863 kurorëzime kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 627.
Kurse, jashtë Kosovës janë regjistruar 1 mijë e 627 kurorëzime.
Krahasuar me vitin 2021 (1 mijë e 566 kurorëzime), janë 3.9% më shumë çifte të kurorëzuara.
Në Prishtinë janë regjistruar më së shumti kurorëzime, 1 mijë e 718, ose 8,8%; në Prizren 1 mijë e 537 kurorëzime ose 7,9%; në Ferizaj 1 mijë e 133 kurorëzime ose 5.8%, etj.
Personat e kurorëzuar sipas grup-moshës në vitin 2022, më së shumti raste ka te meshkujt e grup-moshës 25-29 vjeç, ndërsa tek femrat më së shumti raste të kurorëzimeve ka grup-mosha 20-24 vjeç.