Mbyllja e komunave paralele, Haradinaj: Lista Serbe vazhdon të jetë strukturë ilegale në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka përshëndetur aksionin e organeve shtetërore për mbylljen e komunave paralele serbe në vend, duke theksuar rëndësinë që ka koordinimi me aleatët ndërkombëtarë.

Por, Haradinaj ka shprehur brengën se nëse kjo është bërë për lejuar Listën Serbe të operojë në Kosovë dhe për të kursyer kriminelin Milan Radoiçiq nga aktakuza, atëherë nuk është ndonjë fitore e madhe.

Serbët propagandojnë për KFOR-in dhe PK-në, Musliu: Serbia synon të nxisë serbët në Kosovë • KosovaPress

“Është për t'u përshëndetur fakti se aksionet (moti-të-domosdoshme) të prokurorisë e policisë për spastrimin e Republikës së Kosovës nga strukturat paralele ilegale të Serbisë duket që janë të mirë-koordinuara politikisht me aleatët ndërkombëtar - meqë ende nuk kemi asnjë kundërshtim e reagim nga shtetet e QUINT-it. Por nëse çmimi për këtë është ‘kursimi’ i Radojçiq nga aktakuza, dhe vazhdimi i financimit e operimit pa pengesa të të ashtuquajturës parti Lista Serbe në Kosovë, atëherë nuk e di a mund ta quajmë fitore dhe spastrim nga strukturat ilegale të Serbisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Mbyllen komunat ilegale të Pejës, Istogut dhe Klinës • KosovaPress

Reagimi i saj vjen pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë për mbylljen e komunave paralele ilegale në Pejë, Istog dhe Klinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024