Serbët propagandojnë për KFOR-in dhe PK-në, Musliu: Serbia synon të nxisë serbët në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Llogari serbe në rrjetin social rus Telegram po bëjnë përpjekje për kaos në Komunën e Graçanicës, duke përhapur propagandën se gjoja "KFOR-i i ka paralajmëruar se Policia e Kosovës do të ndërhyjë në shtëpinë e shëndetit në këtë vendbanim."

Kështu ka shkruar në Facebook drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, i cili ka thënë se kjo është një përpjekje e sinkronizuar me deklaratën e sotme të presidentit Aleksandar Vuçiq se "janë sulmuar të gjitha vendbanimet - enklavat - serbe".

Në këtë mënyrë, siç ka thënë ai, Serbia po synon të nxisë reaksionin e qytetarëve serbë në Kosovë.

“Llogari serbe, në rrjetin social rus Telegram, të ndërlidhura me Listën Serbe, po bëjnë përpjekje për kaos në Komunën e Graçanicës, në jug-lindje të Prishtinës. Ata po përhapin dezinformatën, se gjoja "KFOR-i i ka paralajmëruar se, Policia e Kosovës do të ndërhyjë në shtëpinë e shëndetit në këtë vendbanim"! Kjo përpjekje është e sinkronizuar me deklaratën e sotme të Aleksandar Vuçiq, se "janë sulmuar të gjitha vendbanimet - enklavat - serbe". Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e re e Serbisë që të nxisë reaksionin e qytetarëve serbë në Kosovë”, ka shkruar Musliu.

Mbyllen komunat ilegale të Pejës, Istogut dhe Klinës • KosovaPress

Ndryshe, këto zhvillime e provokime nga Serbia vijnë mbylljes së komunave paralele serbe në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024