Mbyllet procesi zgjedhor në shkollën "Naim Frashëri” në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet procesi zgjedhor në shkollën "Naim Frashëri” në Prishtinë
image (20)
07/06/2026 - 19:19
Linku u kopjua

Procesi i votimit në Qendrën e Votimit “Naim Frashëri” në Prishtinë është zhvilluar pa probleme gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.

Në një prononcim për gazetarin Erduan Zeqiri në një transmetim të drejtpërdrejtë të Kosovapress, drejtoresha e shkollës, Merita Haxhiu Hashani, bëri të ditur se gjithçka ka shkuar sipas planit.

Sipas saj, në këtë qendër votimi të drejtë vote kanë pasur 8,636 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja ka arritur rreth 50 për qind.

“Procesi ka shkuar në rregull. Kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe janë rregulluar 10 vendvotime. Nuk ka ndodhur asnjë problem gjatë ditës. Fluksi më i madh i votuesve ka qenë në orët e mëngjesit, për shkak të temperaturave më të përshtatshme”, deklaroi Hashani.

Me mbylljen e vendvotimeve në orën 19:00, komisionerët kanë nisur procedurat për mbylljen e qendrës dhe përgatitjet për numërimin e votave. Në këtë qendër, dita zgjedhore u karakterizua nga një proces i qetë dhe i rregullt.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026