Mbyllet pjesa e parë në "Etihad": Man City 2–0 Liverpool
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë në "Etihad": Man City 2–0 Liverpool
haaland
04/04/2026 - 15:01
Linku u kopjua

Në ndeshjen kryesore të ditës në Kupën FA, Manchester City shkëlqeu në pjesën e parë të përballjes ndaj Liverpool, duke shkuar në pushim me avantazh 2‑0. 

Erling Haaland ka qenë ylli kryesor i 45 minutave të para, duke shënuar të dy golat e City-t nga penalltia në minutën e 39’, pas një ndërhyrjeje në zonë kurse pas një kombinimi të mirë në shtesë të pjesës së parë, norvegjezi shënoi me kokë në minutën e 45+2’ për 2-0.

 Pjesa e parë ka qenë e dominuar nga City, që krijoi më shumë raste dhe kontrolloi lojën në mesfushë, ndërsa Liverpool po përpiqet të gjejë ritmin dhe përgjigjen e duhur për të ngushtuar rezultatin në 45 minutat e ardhshme. 

Takimi po zhvillohet në stadiumin “Etihad”, me fillim nga ora 13:45.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026