Mbyllet pjesa e parë mes Dritës dhe Zalgiris me barazim
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë mes Dritës dhe Zalgiris me barazim
New Project - 2026-07-14T202527.214
14/07/2026 - 20:56
Linku u kopjua

Përfundon 45 minutëshi i parë në "Fadil Vokrri" me barazim 1-1 mes Dritës dhe Kauno Zalgiris në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Champions League.

Mysafirët nga Lituania kaluan të parët në epërsi përmes Vykintas Slivka në minutën e 9-të, por kampionia e Kosovës reagoi shpejt. 

Igball Jashari barazoi shifrat në minutën e 20-të, duke rikthyer qetësinë në tribuna.

Pas 45 minutave lojë, gjithçka mbetet e hapur. Me rezultatin e përgjithshëm 2-2, fituesi do të vendoset në pjesën e dytë. 

Drita kërkon golin e kualifikimit para tifozëve të saj për të vazhduar në raundin e dytë të garës më të madhe evropiane.

Skuadra e Zekirija Ramadanit pati disa raste të mira në fundin e pjesës së parë, por portieri mysafir ishte në vend.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026