​Drenica dhe Prishtina 01 nisin sonte betejën për titullin kampion në futsall
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Drenica dhe Prishtina 01 nisin sonte betejën për titullin kampion në futsall
Finalja
05/06/2026 - 11:49
Linku u kopjua

Sot nis seria finale e play-offit në Superligën e Kosovës në futsall, ku FC Drenica dhe FC Prishtina 01 do të përballen në ndeshjen e parë të garës për titullin kampion të edicionit 2025/26.

Të dy skuadrat siguruan një vend në finale pas paraqitjeve të suksesshme në gjysmëfinale. Drenica arriti të eliminojë Shtimjën 26, ndërsa Prishtina 01 kaloi pengesën e Liqenit, duke rezervuar kështu duelin për trofeun më të rëndësishëm të sezonit.

Përballja e parë finale zhvillohet sonte nga ora 21:00 në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe një duel i fortë mes dy pretendentëve për kurorën e kampionit të Kosovës në futsall.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026