APK shënon 20-vjetorin me lansimin e platformës Open Data për rritjen e transparencës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
APK shënon 20-vjetorin me lansimin e platformës Open Data për rritjen e transparencës
15/07/2026 - 10:57
Linku u kopjua
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka shënuar 20-vjetorin e themelimit duke lansuar platformën Open Data, e cila synon të rrisë transparencën institucionale dhe të lehtësojë qasjen e qytetarëve, mediave dhe shoqërisë civile në të dhënat që posedon agjencia.
Drejtori i agjencisë, Yll Buleshkaj, tha se lansimi i platformës përbën një standard të ri të transparencës për institucionin, duke theksuar se kjo ka qenë një kërkesë e kahershme e shoqërisë civile dhe mediave.
Se platforma është ndërtuar me teknologjinë më të fundit të Microsoft-it dhe mundëson shkarkimin e deklarimeve të pasurisë në disa formate, tha udhëheqësi i Divizionit të Shërbimeve Informative në APK, Besnik Dragusha.
Ai bëri të ditur se deri më tani, në platformë, për vitin 2026 janë 12 mijë e 700 deklarime, ndërsa nga viti 2023 në total evidentohen 44 mijë e 600 deklarime.