Mbyllet pjesa e parë mes Burnley - Manchester City, City ngjitet në pozitën e parë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë mes Burnley - Manchester City, City ngjitet në pozitën e parë
22/04/2026 - 21:52
Linku u kopjua

Pjesa e parë në Turf Moor është mbyllur me avantazhin minimal 0-1 të Manchester Cityt, rezultat ky që i dërgon "Cityzens" përkohësisht në krye të Premier League.

Erling Haaland ishte ai që zhbllokoi shifrat që në minutën e 5-të pas një asistimi nga Jeremy Doku, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës dominoi totalisht duke krijuar raste të shumta përmes Nico O'Reilly dhe Rayan Cherki, të cilët u ndalën vetëm nga pritjet heroike të Martin Dubravkas.

Me këtë rezultat, City ngjitet në pozitën e parë me 70 pikëve, po aq sa ka edhe Arsenali, duke e ndezur maksimalisht garën për titull në elitën e futbollit anglez.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026