Mbyllet pjesa e parë me Çekinë në epërsi ndaj Afrikës së Jugut
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë me Çekinë në epërsi ndaj Afrikës së Jugut
New Project - 2026-06-18T165100.034
18/06/2026 - 18:51
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Grupit A në Kampionatin Botëror, ku Çekia po udhëheq me rezultat 1-0 ndaj Afrikës së Jugut.

Çekët e nisën takimin në mënyrë furishme që në minutën e parë, kur Patrik Schick shpërdoroi një rast të artë shënimi me kokë. Megjithatë, epërsia nuk vonoi dhe në minutën e 6-të, Michal Sadilek u gjend bukur në zonë pas asistimit të Alexandr Sojka-s, duke dërguar topin në rrjetë për 1-0.

Në krahun tjetër, Afrika e Jugut u tregua mjaft agresive në përpjekje për të reaguar, gjë që u kushtoi me ndëshkime.

Gjyqtarja Tori Penso shpërndau dy kartonë të verdhë për futbollistët afrikano-jugorë: fillimisht për Teboho Mokoena në minutën e 33-të dhe më pas për Thalente Mbatha në minutën e 40-të, pas disa ndërhyrjeve mjaft të ashpra.

Pjesa e parë u mbyll me dominimin e çekëve, ndërsa mbetet të shihet reagimi i "Bafana Bafana" në pjesën e dytë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026