Transferimi tek Al-Hilal i Raphina-s përballet me pengesë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Transferimi tek Al-Hilal i Raphina-s përballet me pengesë
E ardhmja e anësorit brazilian Raphina në Barcelonë është vënë në pikëpytje, pavarësisht se është një nga lojtarët më të rëndësishëm.
Anësori vazhdon të gëzojë interes nga skuadrat saudite, pasi ato duan ta bëjnë atë një tjetër nga yjet më të mëdhenj në futbollin botëror që do të vijë dhe do të luajë në ligën e tyre në zhvillim e sipër.
Al-Hilal ka qenë skuadra saudite që është lidhur fort me të, dhe disa raportime të fundit nga Brazili madje pohuan se braziliani do të fillonte negociatat me këtë klub pas përfundimit të Kupës së Botës.
Opsioni i Al-Hilal po bëhet gjithashtu i ndërlikuar për yllin e Bracelonës, pasi skuadra saudite është përpjekur të nënshkruajë me Mohammed Salah.
Aktualisht, egjiptiani është agjent i lirë, pasi ka përfunduar kontratën e tij me Liverpoolin, dhe i ofrohen kushtet si Raphina-s, tre vjet kontratë me pagë vjetore prej 20 milionë eurosh, ku nesë ata arrijnë të bien dakord me kushtet e Salahut, braziliani nuk do të mbetet më një opsion për Al-Hilal.
Megjithatë, Raphina është plotësisht i përqëndruar në rikuperimin e tij derisa po kryen deri në tre seanca në ditë për të qenë gati dhe i disponueshëm për Brazilin.
KosovaPress