Mbyllet pjesa e parë, Mallorca e Murqit në epërsi ndaj Real Madridit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë, Mallorca e Murqit në epërsi ndaj Real Madridit
mallorca vs real madrid
04/04/2026 - 17:13
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Mallorca dhe Real Madrid, me vendasit që janë në avantazh 1-0.

Manu Morlanes realizoi për Mallorcan në minutën e 42’, duke befasuar madrilenët para pushimit. 

Pjesa e parë ishte mjaft e balancuar, por Mallorca arriti të shfrytëzojë një nga rastet e saj dhe të kalojë në epërsi, ndërsa Real Madridi mbetet në kërkim të reagimit në pjesën e dytë.

Ndërkohë 45 minutat e dyta pritet të jenë vendimtare, me madrilenët që do të tentojnë përmbysjen, ndërsa Mallorca synon të ruajë avantazhin dhe të shkaktojë një surprizë të madhe.

Ndeshja po zhvillohet sot më katër prill në stadiumin “Son Moix”, me fillim nga ora 16:15.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026