Amarildo Bakaj "shkatërron" Ivan Ivanoviqin
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Amarildo Bakaj "shkatërron" Ivan Ivanoviqin
New Project - 2026-06-28T131909.320
28/06/2026 - 13:39
Linku u kopjua

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, ka shënuar një fitore mbresëlënëse në "MHP Arena" të Ludwigsburgut, duke mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë boshnjakun Ivan Ivanović.

Bakaj tregoi dominim absolut që nga raundi i parë, duke mos i dhënë asnjë hapësirë kundërshtarit.

Pas meçit, përmes një postimi në rrjetet sociale, Bakaj dha një deklaratë të prerë dhe plot vetëbesim:

"Qa ju mbaron emri me vic nuk kam mëshir"

Presioni i tij i vazhdueshëm dhe seritë e goditjeve të sakta detyruan arbitrin që ta ndërpiste duelin në raundin e dytë, duke i siguruar boksierit shqiptar një tjetër triumf të madh në karrierë.

Linku i "nokautit".

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026