Mbyllen pjesët e para të ndeshjeve kualifikuese për play-off-in e Botërorit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllen pjesët e para të ndeshjeve kualifikuese për play-off-in e Botërorit
bosnia-italy
31/03/2026 - 21:58
Linku u kopjua

 Pjesët e para të ballafaqimeve vendimtare në kuadër të play-off-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2026, janë mbyllur.

Përballja historike e Kombëtarës së Kosovës ndaj asaj të Turqisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, është mbyllur me rezultatin 0-0.

Italia është në epërsi ndaj Bosnja-Hercegovina, golin e epërsisë e shënoi Moise Kean në minutën e 15’, dhe do të shpresojë të shmangë humbjen e kualifikimit për Kupën e Botës për herë të tretë radhazi, derisa në minutën e 42’ mbeti më një lojtarë më pak në fushë kur Bastoni mori kartonin e kuq.

Danimarka synon të kualifikohet përsëri për Kupën e Botës, pasi dështoi në Katar katër vjet më parë, por përballet me një provë të vështirë ndaj vendit pritës, Republikës Çeke.

Ndërkohë Çekia ka arritur të shënojë më fillim të ndeshjes në minutën e 3’, kur Sulc shënoi për 1-0, derisa Danimarka synon të kualifikohet përsëri për Kupën e Botës, pasi dështoi në Katar katër vjet më parë, por përballet me një provë të vështirë ndaj vendit pritës, Republikës Çeke.

Suedia është në epërsi ndaj Polonisë e cila ka mbyllur rezultatin e pjesës së parë më rezultatin 2-1. Pavarësisht se pati një fushatë të tmerrshme kualifikuese, një fitore mbresëlënëse kundër Ukrainës në gjysmëfinale e çon Suedinë një fitore larg rezervimit të një vendi në Shtetet e Bashkuara, por Polonia e udhëhequr nga Robert Lewandowski i pengon.

Të gjitha ndeshjet kanë filluar nga ora 20:45.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026