Mbrëmja "Nexhmije Pagarusha" u mirëprit për herë të parë në Ferizaj
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbrëmja "Nexhmije Pagarusha" u mirëprit për herë të parë në Ferizaj
dsfds
17/07/2026 - 14:17
Linku u kopjua

Mbrëmja artistike kushtuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, u mbajt të enjten për herë të parë në Ferizaj,në kuadër të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival.

Në sheshin "Adem Jashari", publiku ndoqi interpretimet e Alma Bektashit, Malvina Likajt, Samir Shehut dhe Liridon Sadriut, të shoqëruar nga Pagarusha Band, nën drejtimin artistik të Shpëtim Saraçit.

Programi përfshiu disa prej këngëve më të njohura të Nexhmije Pagarushës, ndërsa publiku iu bashkua artistëve në interpretimin e një pjese të repertorit.

Pas Prishtinës dhe Ferizajt, mbrëmja "Nexhmije Pagarusha" do të prezantohet për herë të parë edhe në Istog. Koncerti do të mbahet më 18 korrik, në orën 20:00, në Parkun e Qytetit.

Mbrëmja është pjesë e programit të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, i cili këtë vit zhvillohet nën moton "Play Music, Not War".Të gjitha aktivitetet e festivalit janë falas për publikun, me përjashtim të Gala Night "Rame Lahaj & Friends", e cila do të mbahet më 29 korrik. Biletat mund të blihen online përmes Rave Travel dhe në pikat zyrtare të shitjes.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026