Mblidhet LDK-ja, ja për çfarë pritet të diskutohet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mblidhet LDK-ja, ja për çfarë pritet të diskutohet
LDK05
Foto Arkiv
05/05/2026 - 15:58
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të diskutojë sot për modalitetet e bashkëpunimit me ish presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për zgjedhjet e 7 qershorit.

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku, tha se në mbledhjen e sotme do të diskutojnë për formën e bashkëpunimit me Vjosa Osmanin dhe siç tha bashkimin e së djathtës.

“Do të diskutojmë për të gjitha çështjet që lidhen me partitë dhe listën tonë. Në këtë kuptim diskutojmë edhe për ardhjen e Vjosës  dhe bashkimin e madh të së djathtës dhe shohim si domosdoshmëri për Kosovën”, tha ajo.

E pyetur nga KosovaPress se sa do ta dëmtojë bashkimin e së djathtës koalicioni në nivel lokal me PDK-së ajo tha se këto çështje janë të ndara.

“Çështjet komunale janë të ndara prej çështjeve qendrore. Temë diskutimi sot do të kemi rrugën përpara dhe bashkimin e së djathtës në nivelin qendror”, tha ajo.

Lajmi në zhvillim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026