Qeveria në detyrë e Kosovës mbajti mbledhje online, në të cilën u morën disa vendime.
U vendos për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pa kompensim të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës, për nevojat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Mitrovica” Sh. A., me qëllim të realizimit të projektit për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm, për Komunën e Leposaviqit, thuhet në njoftim.
Thuhet se gjithashtu është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 40,000€ për mbështetjen e organizimit dhe realizimit të ngjarjeve me karakter ndërkombëtar në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital, të cilat kontribuojnë në promovimin e Republikës së Kosovë, forcimin e imazhit të saj ndërkombëtar dhe zhvillimin e ekosistemit vendor, si dhe në rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës përmes organizimit të iniciativave dhe eventeve të njohura globale në këto fusha.
Mjetet ndahen edhe për FLOSSK – Free Libre Open Source Softëare Kosova, ndahet shuma prej 20,000€ (njëzetë mijë euro) dhe ICK – (Inovation Center Kosovo), ndahet shuma prej 20,000€ (njëzetë mijë euro).