Një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për Kosovën, opozita dhe analistët politikë shprehën të shqetësuar, siç thonë për kritikat që Kosova mori për ndalimin e përdorimit të dinarit serb, ndërkaq nga partia në pushtet, e vlerësojnë si pozitiv përfaqësimin e kryeministrit Albin Kurti, derisa thonë se miqtë dhe aleatët e Kosovës duhet të mirëkuptojnë qasjen për zbatimin e Kushtetutës së Kosovës në tërë territorin e vendit.
Ajo kërkon nga kryeministri Albin Kurti që të anashkalojë, siç i konsideron ajo populizmat, por të koordinohet me aleatët dhe miqtë ndërkombëtarë.
Por të kundërtën e thotë deputeti i LVV-së, Driton Hyseni. Sipas tij, pavarësisht reagimeve të aleatëve, vendimi i BQK-së për dinarin nuk mund të paraqesë ndonjë problem që të shkojë deri në përkeqësimin e raporteve me të njëjtit.
Sipas tij, fjalimi i kryeministrit ka qenë në rregull, por reagimet dhe kritikat e aleatëve të Kosovës për vendimin për dinarin tregojnë se i njëjti është marrë pa koordinim.
“Serbia do të mbahet përgjegjëse për veprimet e bëra, ndërkaq nga Kosova nuk duhet të ndodh të ketë veprime të pakoordinuara me bashkësinë ndërkombëtare. Këto janë dy nga gjërat më të rëndësishme të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thekson ai.
Krahas kritikës për vendimin e Kosovës për dinarin, aleatët ndërkombëtarë dje në Këshillin e Sigurimit kërkuan që Kosova dhe Serbia të rikthehen në dialog dhe të zbatojnë obligimet e marra./E.Zeqiri/