Seanca e sotme e Kuvendit të Malit të Zi, kushtuar orës së kryeministrit, është ndërprerë pasi përfaqësuesit e opozitës nuk kanë lejuar që ajo të zhvillohet për, siç pretendojnë ata, puçin kushtetues të ndodhur pak ditë më parë.
Më pas komisioni kushtetues i kuvendit konstatoi se ishin plotësuar kushtet për pensionimin e tre prej gjashtë gjyqtarëve aktualë të Gjykatës Kushtetuese.
“Pra, kryeministër, ju njoftojmë se ka ndodhur një grusht-shtet dhe ju jeni fajtori kryesor”, tha Zhivkoviq, duke shtuar se edhe Komisioni Evropian e ka konfirmuar atë që opozita e ka thënë prej tre ditësh.
Zhivkoviq ka thënë se kryeministri Milojko Spajiq ka një mënyrë për ta përmirësuar situatën, përkatësisht në seancën e re të komisionit kushtetues, katër përfaqësues të Lëvizjes Evropa të Spajiqit, së bashku me opozitën, mund ta anulojnë vendimin e mëparshëm.Pas kësaj para foltores u mblodhën deputetët e opozitës, u dëgjuan edhe fishkëllima dhe seanca u ndërpre.
Opozita më pas nuk e lejoi Spajiq t'u drejtohej gazetarëve në korridorin e Parlamentit të Malit të Zi, por kryeministri iu drejtua gazetarëve në ndërtesën e Qeverisë dhe njoftoi se sonte do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq.
Kujtojmë, presidenti Milatoviq ka përkrahur më parë opozitën e Malit të Zi, ndërsa herët në mëngjes ka takuar liderët e saj.