Kurti: Beogradi s’mund të lejohet pa fund të financojë kriminelët e terroristët e vet
Lexohet për: 2 min.
Albin Kurti111
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka hedhur poshtë në Nju Jork akuzat e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për përndjekje sistematike të popullatës serbe, duke ia përkujtuar atij se është Serbia ajo që ka kryer gjenocid në Kosovë dhe Srebrenicë.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka akuzuar Kosovën se qëllimisht po krijon “kushte të padurueshme për jetën e serbëve dhe përndjekje sistematike”.

Kurti i është kundërpërgjigjur Vuçiq se akuzat e tij janë plotësisht të pavërteta duke përkujtuar se Serbia përbën rrezik për paqen dhe sigurinë në rajon.

“Është thellësisht e pakëndshme dhe ironike dhe ndjenja ndaluese për t’iu përgjigjur akuzave të pavërteta për abuzim me të drejtat e njeriut të bëra nga  persekutimeve nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20 dhe qeveria e të cilit është aktualisht kërcënimi më i madh për paqe dhe siguri në rajon...”, ka thënë Kurti.

Vuçiq ankohet në KS të OKB-së për heqjen e dinarit • KosovaPress

Kryeministri Kurti ka folur edhe për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb nga data 1 shkurti, duke thënë se rregullorja nuk e ndalon dhe nuk e pengon Qeverinë e Serbisë për ofrimin e ndihmës financiare për serbët lokalë.

Për më tepër, kryeministri Kurti ia bëri me dije Beogradit zyrtar se nuk mund të lejohet që të financojë pa fund grupet e veta kriminale. Ai tha se serbët lokalë në veri ndihen të frikësuar nga grupet kriminale.

Ai ka përmendur faktin se Serbia është aleate e Rusisë dhe me përjashtim të Bjellorusisë, është vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Moskës zyrtare për shkak të invazionit të saj në shkurt 2022 në Ukrainë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025