Ambasadorja e SHBA-së: Serbia të kërkojë llogari nga përgjegjësit për sulmin në Banjska
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua
Ambasadorja e SHBA-së në Nju Jork, Linda Thomas-Greenfield deklaroi se vendi i saj mbetet i përkushtuar për paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se Serbia duhet të jep llogari për autorët e sulmit terrorist në Banjska, teksa kërkoi shtyrjen e vendimit të Kosovës për heqjen e dinarit.
Ajo në seancën e KS të OKB-së, ku po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të frenohen nga veprimet e pakoordinuara dhe eksaluese, si dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Ajo ka kërkuar nga Serbia të kërkojë llogari nga autorët e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjska.
“Serbia të kërkojë llogari nga ata që janë përgjegjës, përfshirë edhe të ashtuquajturin liderin e tyre, i cili po qëndron në Serbi”, tha Thomas-Greenfield.