Kurti për dinarin: Do të kemi më shumë informim, do të flas në serbisht të më kuptojnë më mirë
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë në fjalën e tij të dytë sonte në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, se ditëve të ardhshme do të ketë më shumë informim për serbët mbi çështjen e vendosjes së euros si valutë e vetme për pagesa dhe largimin e dinarit.
Ai tha se dinari serb nuk është ndaluar në Kosovë, por euroja është valuta e vetme për pagesa, teksa shtoi se do të ketë informim shtesë për komunitetin serb dhe se këtë do ta bëjë në gjuhën serbe.
“Vetëm euroja është mjet pagese... Do të bëj më shumë komunikim, më shumë informim për serbët në ditët vijuese përgjatë gjithë muajit. Do të flas në gjuhën serbe që të më kuptojnë më mirë”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, me fjalimin e Kurtit ka përfunduar edhe seanca e KS të OKB-së për Kosovën, pas më shumë se dy orë debati.