Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka dënuar mbi 30 vjet burgim katër të akuzuar për vepra penale të terrorizmit.
Në komunikatë thuhet se Gjykata ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarve A.GJ, E.S, N.S dhe M.B për shkak të veprës penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, të akuzuarit E.S dhe A.GJ për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i akuzuari A.GJ për veprën penale Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale, i akuzuari N.S për veprën penale Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe i akuzuari M.B për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.92/21.Ndërkaq, i akuzuari M.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej prej gjashtë vite e gjashtë muaj, në dënim me burgim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.
Në njoftim thuhet se konform nenit 363 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPPRK-së, i akuzuari A.GJ lirohet nga akuza, sepse nuk është provuar se ka kryer veprën penale Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale si dhe i akuzuari N.S lirohet nga akuza sepse nuk është provuar se ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe se veprimet e tij janë konsumuar në veprën penale për të cilën gjykata e ka shpallur fajtor.
Me aktvendim të veçantë PS.56/2022, të datës 30 janar 2024, gjykata konform nenit 366 paragrafi 1 pika 1.1 lidhur me paragrafin 3; 4; 5 dhe 6 të KPPRK-së, të akuzuarve A.GJ, E.S, N.S dhe M.B iu vazhdon masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, urdhërohet shkatërrimi i armëve të konfiskuara të përdorura në kryerjen e veprës penale (meqë janë pasuri që i nënshtrohet automatikisht konfiskimit).
Obligohen të akuzuarit secili veç e veç, të paguajnë shumën prej njëqind €uro (100 €) në emër të shpenzimeve procedurale dhe shumën prej njëqind €uro (100€) në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, të gjitha këto në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nën kërcënim të përmbarimit të dhunshëm.