Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme të përballet me çdo kërcënim
Lajme
Lexohet për: 3 min.
maqedonci-30-12-24
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se ushtria e Kosovës është e gatshme që të përballet me çdo sfidë dhe kërcënim që tenton të cenojë integritetin territorial dhe jetën e qytetarëve. Ai tha se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për sulme të mundshme gjatë këtyre ditëve, nuk kanë për qëllim që të frikësojnë qytetarët.

Në konferencën e fundvitit, Maqedonci tha se grupi që kreu sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, dhe atë të 29 nëntorit të këtij viti në kanalin e Ibër-Lepencit, vazhdon të mbetet i lirë në Serbi.

"Vlerësoj, është thënë edhe nga kryeministri këto ditët e fundit, po e them unë, ne si vend, si qeveri, si institucione garantojmë siguri, kemi institucione të përgatitura dhe të gatshme për tu përballur me çdo sfidë dhe kërcënim. Aspak nuk ka pasur qëllim, asnjë deklaratë e jona që të ndjell panik apo frikë. Qëllimi është që të jemi transparent me qytetarët. Ushtria e Kosovës, Policia e Kosovës, gjitha institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës janë të gatshme për tu përballur me çdo sfidë dhe kërcënim që tenton të cenojë integritetin territorial dhe jetën e qytetarëve tanë”, deklaroi Maqedonci.

Në konferencë për media, ai tha se gjatë vitit 2025 do të validojnë regjimentin e tretë të këmbësorisë, në kuadër të stërvitjes më të madhe ndërkombëtare "Defender Europe 2025".

Maqedonci tha se për kate vjet mandat është dyfishuar numri i ushtarëve.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci theksoi se punën e kanë bazuar në katër objektiva, si zhvillimi i kapaciteteve luftarake për mbrojtjen e sovranitetit, mirëmbajtja e kapaciteteve thelbësore për mbështetje të autoriteteve civile, fuqizimi i mbikëqyrjes civile dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

"Ushtria jonë sot është më e fuqishme se kurrë, është më e pajisur se kurrë, më e përgatitur dhe më e trajnuar se kurrë dhe më e kompletuar me personel se kurrë më parë dhe më e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin e vendit tonë për të mbështetur autoritetet civile në rast të fatkeqësive natyrore si dhe për të marrë pjesë në operacione ndërkombëtare bashkë me aleatët tanë”, u shpreh ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025