Aksion në Maqedoni të Veriut për vetura të kontrabanduara nga vendet e BE-së
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Policia_1-780x470
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Pjesëtarët e MPB-së në Maqedoninë e Veriut sot në mëngjes po kryejnë një aksion të madh.

Po kryhen bastisje në disa lokacione në Shkup, Manastir, Negotinë, Dojran, Gjevgjeli.

Bëhet fjalë për një grup kriminal që kontrabandonte automjete të shtrenjta nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas informatave të para, policia është në aksion për të shuar një grup kriminal që kontrabandonte dhe falsifikonte vetura të shtrenjta të vjedhura në BE dhe që drejtoheshin në Maqedoni./Alsat.M/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025