Mbappe rrezikon të humbasë "El Clasico-n"
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbappe rrezikon të humbasë "El Clasico-n"
mbappe
27/04/2026 - 14:24
Linku u kopjua

Real Madridi ka marrë një goditje të rëndë përpara "El Clasico-s" së 10 majit, pasi sulmuesi kryesor Kylian Mbappe ka pësuar një dëmtim në kofshën e këmbës së majtë, raporton Flashscore.

Klubi mbretëror konfirmoi se pas barazimit 1-1 ndaj Real Betis, testet mjekësore zbuluan një lëndim në muskulin semitendinosus, duke e bërë francezin shumë të dyshimtë për përballjen vendimtare ndaj Barcelonës.

Ky lëndim vjen në një moment kritik, ku "Los Blancos" ndodhen 11 pikë pas liderëve katalanas dhe po përballen me ankthin për gjendjen fizike të yllit të tyre, i cili këtë sezon ka vuajtur nga disa probleme fizike, duke alarmuar edhe kombëtaren e Francës pak para fillimit të Botërorit 2026.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026