Mbappe i përgjigjet ashpër senatorës paraguaiane pas sulmeve raciste
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbappe i përgjigjet ashpër senatorës paraguaiane pas sulmeve raciste
New Project - 2026-07-07T145736.820
07/07/2026 - 14:57
Linku u kopjua

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappé, ka reaguar me tone të forta ndaj senatorës paraguaiane Celeste Amarilla, e cila e sulmoi me komente raciste pas eliminimit të Paraguait nga Kupa e Botës.

Senatorja paraguaiane Celeste Amarilla publikoi një seri komentesh raciste në rrjetin social X, ku e quajti Mbappén "kamerunas të kolonizuar që përpiqet të paraqitet si francez", e ofendoi duke e quajtur "brut" dhe pretendoi se ai "nuk ka mësuar të shkruajë".

Ajo madje shtoi se futbollistët e Paraguait "duhej ta kishin goditur me shuplakë pas ndeshjes".

Sulmuesi francez, që shënoi golin e fitores 1-0 me penallti ndaj Paraguait, e quajti Amarillën një "grua të neveritshme dhe të padenjë për postin që mban", duke shtuar se ajo "nuk përfaqëson Paraguain" dhe se "nuk do t'i lejojë kurrë njerëz si ajo të përhapin urrejtje dhe racizëm nëpër botë."

Federata Franceze e Futbollit njoftoi se do të ngrejë padi penale ndaj senatorës, duke i cilësuar deklaratat e saj si "tërësisht të neveritshme dhe të papranueshme".

Edhe qeveria e Paraguait u distancua nga komentet e Amarillës, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron i doli në mbështetje Mbappés me mesazhin: "Një tjetër gol për Kylian Mbappé. Këtë herë kundër racizmit. E gjithë mbështetja ime."

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026