Mbahet marsh kundër vrasjes së grave “Stop femicidit”
Lexohet për: 1 min.
403406956_324392510406093_5302735252697637377_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Organizata “Artpolis” ka zhvilluar sot marsh-protestë me moton “Stop femicidit- BollMa” të interpretuar me një performancë artistike “Hope Bubble” në të cilën është paraqitur rrugëtimi i një gruaje dhe përfundimi i saj me shpresën e jetës.

Përfaqësuesja e “Artpolis”, Nertila Qarri-Gërguri u shpreh se vrasja e grave dhe dhuna sistematike ndaj tyre duhet të merr fund.

Gërguri tha se jeta e grave u cenohet çdo ditë në përditshmëri. Ajo tha se femicidi është urgjencë kombëtare dhe se vrasësit duhet të marrin dënim maksimal.

Marsh-protesta e sotme është mbajtur në kohën kur në Kosovë po mbahen aktivitete të përditshme në kuadër të fushatës globale “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Sinidoll të Prishtinës. Tre personave të dyshuar për  vrasjen e saj u është caktuar masa nga një muaj paraburgim. /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Protestë në Prishtinë, kërkohet drejtësi për dhunën dhe vrasjen e grave - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024