Pronësia ruse, SHBA do të vendosë sanksione ndaj industrisë së naftës në Serbi
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Pronësia ruse, SHBA do të vendosë sanksione ndaj industrisë së naftës në Serbi
Foto Arkivë
13 orë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zbuluar se SHBA do të vendosë së shpejti sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).

“Për disa ditë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të plota kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) për shkak të pronësisë ruse”, tha Vuçiq sonte në mediat televizive serbe.

Ai tha se “kjo hap probleme me miqtë rusë për gjithçka, nga ato politike e deri te gjithçka tjetër”.

“Situatë e tmerrshme. Në çdo rast, nuk e dimë se sa do të na lënë afat. Nuk mund të bëhet nga sot. Duhet të shohim se çfarë do të thotë dhe sa do të zgjasë. Pra, a do të jetë pjesa, a mund të ulet nën 50% të pronësisë ruse që të negociojmë me rusët - nuk e di. Ata (rusët) kanë 56 apo diçka (pronësi), që ta blejmë atë një pjesë, dhe pastaj a lejohemi apo nuk e di çfarë duan të thonë, ndaj të fillojmë bisedimet me rusët. Kemi biseduar edhe për aranzhimin e gazit”, tha Vuçiq.

Miku i Vladimir Putin tha se “Serbia do të gjejë zgjidhje dhe se duhet të flasin me amerikanët dhe rusët”.

“Të gjitha rezervat e gazit dhe naftës në Serbi janë shteruar. Dhe tani, sado që të blejmë, duhet të paguajmë një çmim më të lartë. Askush nuk e di saktësisht se si, pse, as nuk ka rëndësi. Një çmim shumë më i lartë. Pyetja ime e vetme është se ku do t'i gjejmë paratë. Epo, shteti nuk ka pse të marrë hua. Ka diçka më të keqe se huamarrja, e ky është deficiti”, tha Vuçiq.

Sipas tij, e tëra kjo ka të bëjë me mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pas agresionit ushtarak në Ukrainë në shkurt 2022.

Vuçiq ndërkaq ka përmendur “mundësinë e blerjes”, por sipas tij kjo nuk zgjidhje afatgjate.

“Ky është një problem serioz. Në këtë moment mund të japim një miliard, që është shumë e madhe parash, por nuk është zgjidhje afatgjate. Është një vendim i vështirë. Ky vendim është llogaritur (nga amerikanët) për të na detyruar të vendosim sanksione ndaj rusëve...Te ne, e vetmja kompani e rëndësishme e madhe ruse është NIS, në pronësi të shumicës. NIS edhe sot mbush rreth 9 për qind të buxhetit”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024